
Ngjyrat luajnë një rol jetësor në botën tonë. Kur drita kalon përmes një prizmi, ajo ndahet në një spektër me shumë ngjyra, i cili është i ndërtuar si ylberi. Çdo pjesë e spektrit ka valën e vetë, dhe prodhon atë që ne quajmë ngjyrë. Çdo ngjyrë ka valë të ndryshme. Syri, së bashku me trurin e kthejnë dritën në ngjyrë. Receptorët e dritës në sy i transmetojnë mesazhe trurit, i cili prodhon sensacionin e njohur is ngjyrë.
Hapi fillestar ndodh në retinën e syrit. Retina përmban miliona qeliza, të quajtura fotoreceptorë, të cilat janë të ndjeshme ndaj dritës. Ne kemi dy tipe fotoreceptorësh, konet dhe kleçkat. Këta fotoreceptorë e shndërrojnë dritën në impulse nervore dhe i kalojnë ato në korteksin e trurit nëpërmjet nervit optik. Kleçkat, të cilat i transmetojnë trurit informacionin bardh e zi, ndihmojnë në përshtatjen e syrit në një dhomë të errët. Konet në çdo sy tansmetojnë një nivel më të lartë të intensitetit të dritës, që krijon sensacionion e dritës. Gjenden tre tipe konesh, secila i përgjigjet një gjatësie të caktuar të valës së drites; e gjatë, e mesme, e shkurtër (e kuqe, blu dhe jeshile). Këto qeilza, duke punuar së bashku me qelizat nervore lidhëse, i japin trurit informacion të mjaftueshëm për të interpretuar ngjyrat. Njerëzit mund të shikojnë 7,000,000 ngjyra. Po kafshët? Shumica e kafshëve mund të shikojnë më pak ngjyra se ne, por disa prej tyre shohin më shumë. Zogjtë mund të shikojnë pesë deri në shtatë ngjyra. Krokodilat mund të shohin vetëm bardh e zi dhe disa nuanca gri.

Daltonizmi, zakonisht i quajtur defiçenca e së parit të ngjyrave, ka të bëjë me shume probleme në lidhje me dallimin e ngjyrave she toneve të ndryshme të ngjyrave. Në mënyrë që të ketë vizion normal ngjyrash, disa receprotë të specializuar të quajtur kone jane te rëndësishëm. Tre tipet e koneve u përgjigjen ngjyrave të kuqe, blu dhe jeshile, të cilat na lejojnë të shohim spektrin e ngjyrave. Një abnormalitet ose defiçencë në njerin lloj koni rezulton në daltonizëm, i cili është i shkaktuar në 9% të të gjithë njerëzve.daltonizmi nuk është aspak një formë qorrimi, por një defiçencë në mënyrën se si një person sheh ngjyrat. Me këtë problem, personi ka vështirësi kur do të dallojë të kuqen nga jeshilja ose të verdhën nga bluja. Defiçenca midis ngjyrës së kuqe dhe jeshile është më e përhapur. Daltonizmi blu është papaftësia e të dalluarit të dy ngjyrat :të verdhën dhe blunë, të cilat janë parë si e bardhe ose gri. Daltonizmi total (akromatopsia) është mungesa komplete e koneve në retinë dhe është shumë i rrallë.
Njerëzit lindin daltonikë, sepse konet nuk fillojnë të funksionojnë derisa fëmija është rreth 4 muajsh. Një në 20 meshkuj vuan nga daltonizmi, por vetëm një në disa qindra femra është daltonike. Daltonizmi është i trashëguar, domethënë, nje difekt gjenetik. Por jo çdo problem me ngjyrat është i trashëguar. Plakja, disa mjekime, dhe probleme të nervës retinore mund të shkaktojne mungesën e së parit të ngjyrave.
Nuk ka kurë për defiçencë të së parit të ngjyrave nëse kjo ka ndodhur që me lindjen. Disa raste që kane filluar më vonë mund të ndihmohen me operacione, ndryshim mjekimesh, ose trajtim të sëmundjes që e shkaktoi daltonizmin. Sidoqoftë, nëse dikush ka probleme me të parin e ngjyrave, ai ose ajo duhet të takojë një okulist. Trajtimi i shpejtë mund të preventoje probleme gjatë viteve shkollore.